Lajme"Alienët" zbarkojnë në Prishtinë

“Alienët” zbarkojnë në Prishtinë

Shpërndaje

Publikuar:

Krijuesi Eroll Murati ka prezantuar të martën, më 10.11.2026, në sheshin “Skënderbeu” instalacioni “Syqkym”.I përbërë prej tri skulpturave alienësh të veshur me kostume e me sy të mëdhenj, instalacioni, sipas autorit, simbolizon lakminë e ambicien për pushtet të politikanëve.Aq të të etur për pushtet e pas luksit janë politikanët, sipas Muratit, sa kanë tërhequr edhe vëmendje e alienëve.Instalacioni “Syqkym”është kuruar nga Zeni Ballazhi.Krijuesi Murati ka thënë për KALLXO.com, se instalacioni i “Syqkym” është një kritikë ndaj ngarendjes së politikanëve pas luksit dhe pushtetit të pakufishëm.“Aq të dhënë pas pushtetit dhe luksit janë politikanët tanë sa që po lakmohen edhe nga jashtëtokësorët” – tha ai.Ndërsa, kuratori Zeni Ballazhi ka shkruar se instalacioni ndërton një narrativë mbi pushtimin simbolik, jo nga jashtë, por nga brenda, ku lakmia për pushtet, ambicia individuale dhe instrumentalizimi i sistemit për interesa personale shndërrohen në formë të një invazioni të ri.“UFO-ja (jashtëtokësorët), si element ikonografik zbulon një të vërtetë të maskuar se shpesh strukturat e pushtetit funksionojnë si mekanizma të huaj ndaj interesit publik”- ka shkruar Ballazhi në konceptim kuratorial për ekspozitën e Muratit.Instalacioni ‘Syqkym” do të qëndrojë i hapur deri më 20.11.2026 në sheshin Skënderbeu” në Prishtinë.

Lexo edhe

Më të lexuarat