Publikuar:
Masat u prezantuan nga komisionerja evropiane për Barazi, Gatishmëri dhe Menaxhim të Krizave, Hadja Lahbib. Sipas Komisionit, qëllimi është që individët dhe komunitetet të pajisen me njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të mbrojtur veten dhe të tjerët në raste emergjencash.
Një nga prioritetet kryesore është vetëpërballimi për 72 orët e para të krizës. Përmes këtij rekomandimi, qytetarët inkurajohen të përgatiten në mënyrë që të mund të sigurojnë vetë nevojat thelbësore gjatë tri ditëve të para pas një fatkeqësie ose situate tjetër emergjente.
Komisioni rekomandon që familjet të krijojnë rezerva me produkte dhe pajisje të domosdoshme, si dhe të përgatisin çanta emergjence që mund të merren me vete në rast evakuimi. Këto masa synojnë të garantojnë qasje në gjërat bazë menjëherë pas një krize, kur shërbimet dhe furnizimet mund të ndërpriten.

