Publikuar:
Në Klinikën e Onkologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka filluar aplikimi i teknikës së avancuar të radioterapisë SBRT, përmes akseleratorit linear” Elekta Versa HD”.Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke e cilësuar këtë si një avancim të rëndësishëm në trajtimin e pacientëve me kancer, raporton .Sipas Vitisë, kjo teknikë mundëson trajtim më preciz të tumoreve, duke ofruar mbrojtje më të madhe të indeve të shëndosha përreth dhe duke reduktuar numrin e seancave të radioterapisë në rastet kur pacientët janë të përshtatshëm për këtë trajtim.“Ky është edhe një hap konkret drejt avancimit të shërbimeve onkologjike në sistemin tonë publik shëndetësor” shkroi Vitia.

