BotaRritet në 9 numri i viktimave nga masakra në Poloni

Rritet në 9 numri i viktimave nga masakra në Poloni

Shpërndaje

Publikuar:

Numri i viktimave të lidhura me ngjarjen e rëndë të ndodhur në qytetin e Krakovit, në Poloni, ka arritur në nëntë.

Gjashtë persona u vranë nga të shtënat me armë zjarri në qendër të qytetit, ndërsa kryeministri polak, Donald Tusk, konfirmoi se në banesën e sulmuesit janë gjetur edhe tre trupa të tjerë, dy gra dhe një burrë.

Sipas informacioneve jozyrtare, viktimat dyshohet të jenë prindërit dhe motra e autorit të dyshuar. Rrethanat e vdekjes së tyre janë ende nën hetim.

Sulmuesi, shtetasi polak Michal O., pasditen e sotme hyri me automjet në sheshin kryesor të qytetit dhe hapi zjarr ndaj kalimtarëve.

Nga të shtënat mbetën të plagosur të paktën 15 persona, mes tyre edhe dy policë. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë, personi i 16-të i plagosur është vetë sulmuesi.

Lexo edhe

Më të lexuarat