Publikuar:
Qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës votojnë sot për përbërjen e re të Këshillit Kombëtar Shqiptar, institucionit që përfaqëson komunitetin shqiptar në Serbi dhe mbron të drejtat e tij që i garantohen me Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë.
Të drejtë vote kanë 37.759 shqiptarë të regjistruar në Listën e Posaçme Zgjedhore, ndërsa për 29 vendet në këtë institucion garojnë katër lista zgjedhore me gjithsej 107 kandidatë.
Këto zgjedhje vijnë pas rikthimit të KKSH-së në përbërjen prej 29 anëtarësh, nga 15 sa kishte për më shumë se një dekadë, ndryshim që lidhet me të dhënat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2022.

