Tech/AutoWhatsApp sjell një risi për Android, përdoruesit do të mund t’i lexojnë...

WhatsApp sjell një risi për Android, përdoruesit do të mund t’i lexojnë mesazhet pa u zbuluar

Shpërndaje

Publikuar:

Sipas portalit Android Authority, veçoria e re është zbuluar në versionin beta të aplikacionit WhatsApp për Android 2.26.44.12, por ende ndodhet në fazën e zhvillimit.

Funksioni do të mundësojë hapjen e një dritareje paraprake duke mbajtur gishtin të shtypur mbi një bisedë në listën e mesazheve. Përmes saj, përdoruesit do të mund të lexojnë mesazhet e fundit pa hyrë drejtpërdrejt në bisedë dhe pa aktivizuar konfirmimin e leximit.

Madje, kjo dritare do të lejojë edhe lëvizjen nëpër mesazhet më të vjetra, duke ruajtur të njëjtën mundësi për t’i lexuar ato pa u shfaqur si të lexuara.

Përveç kësaj, përdoruesit do të kenë qasje në disa veprime të shpejta, si arkivimi i bisedës, heshtja e njoftimeve, vendosja e saj në krye të listës dhe fshirja.

Lexo edhe

Më të lexuarat