Publikuar: · Përditësuar:
Këshilli i Prindërve ka vendosur të bojkotojë procesin mësimor, me arsyetimin se kushtet në të cilat ndodhen shkollat paraqesin rrezik për shëndetin e fëmijëve dhe nuk mundësojnë zhvillimin normal të mësimit.
Lidhur me këtë situatë, drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, ka thënë për Indeksonline se ndonëse është arritur marrëveshje me Sindikatën e Punëtorëve të Sektorit Privat për çështjen e pagës minimale të punëtorëve teknikë, greva e tyre ka vazhduar për disa javë.
Elshani ka bërë të ditur se Komuna është angazhuar përmes ndërmarrjeve publike komunale “Pastrimi” dhe Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB), të cilat kanë nisur punën për mirëmbajtjen dhe pastrimin e shkollave.
“Komuna e Prishtinës ka arritur një marrëveshje lidhur me pagen minimale, mjetet e para janë ekzekutu dhe do të ekzekutohen deri te marten kur pritet të rifilloi puna e të gjithë puntorëve teknik. Deri atëherë këto kushtet e duhura sanitare higjienike do të ofrohen nga ndermarrjet tona publike të cilat janë duke e kryer punen në mënyrë të duhur në të gjitha shkollat tjera”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve janë prioritet, ndërsa ka ngritur dyshime se situata në këto dy shkolla mund të jetë nxitur qëllimisht. Elshani thotë se po vërehet një tendenë për bojkot të punës në këto dy shkolla.
Sipas tij, gjendja në shkollat e tjera është krejtësisht ndryshe, ndonëse punëtorët teknikë të kompanive të kontraktuara janë të shpërndarë në disa institucione arsimore. “
“Fatkeqësisht, ajo çka po vërehet është se kemi një tendencë për bojkot të punës. Nuk është rastësor fakti që vetëm në dy shkolla kemi një gjendje aq të tmerrshme, ku vërehen tendenca për të ekspozuar dhe për të hedhur mbeturina brenda klasave. Punëtorët teknikë të të njëjtave kompani janë të shpërndarë edhe në shkollat e tjera. Mirëpo, në shkollat e tjera gjendja është krejtësisht ndryshe në raport me këto dy shkolla. Për ne, si Drejtori Komunale e Arsimit, kjo ka të bëjë me çështjen e instrumentalizimit të disa punëtorëve teknikë, të cilët, në mënyrë të qëllimshme, po shpërfaqin dhe krijojnë probleme të tilla për Komunën e Prishtinës. Për këtë çështje, si Drejtori e Arsimit, do të merremi gjatë javëve në vijim në raport me operatorët ekonomikë të cilët janë të kontraktuar për këtë çështje”, ka thënë ai.
Ndërsa se a do të kthehet nxënësit e këtyre dy shkollave në mësim të hënën, Elshani thotë se kjo mbetet çështje e këshillit të prindërve

