Publikuar:
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një letër urimi nga kryeministri britanik, Andy Burnham, me rastin e mandatit të ri qeverisës.
Burnham thotë se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova kanë partneritet të kahershëm dhe të ngushtë. Ai kujton se Britania e Madhe ishte ndër vendet e para që e njohën pavarësinë e Kosovës, dhe thotë se vendi i tij mbetet mbështetës i Kosovës si shtet sovran, i pavarur dhe shumëetnik.
Kryeministri britanik shton se Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar në promovimin e stabilitetit rajonal. Sipas tij, drejtësia ndërkombëtare, llogaridhënia dhe sundimi i ligjit kanë rol në pajtimin e qëndrueshëm.

