LajmeDogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në vlerë prej rreth...

Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në vlerë prej rreth 72 mijë e 600 eurosh

Shpërndaje

Publikuar:

Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në vlerë prej rreth 72 mijë e 600 eurosh gjatë kontrollit të një kamioni në pikën kufitare në Vërmicë.

Rasti është identifikuar gjatë procedurës së zhdoganimit, pasi zyrtarët doganorë kanë vërejtur mospërputhje ndërmjet peshës së deklaruar dhe asaj faktike të automjetit.

Pas dyshimeve të ngritura, është realizuar kontroll i detajuar i kamionit, ku janë zbuluar 1 mijë e 36 palë këpucë dhe 2 mijë e 980 copë veshmbathje që nuk ishin përfshirë në deklaratën doganore.

Lexo edhe

Më të lexuarat