Publikuar:
Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona në Prizren, për Shtrëngim dhe privimit të kundërligjshëm të lirisë.
Arrestimi i të dyshuarve, lidhur me një rast ku pesë të arrestuarit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person dhe më pas, me forcë, e kanë futur në një automjet të tipit “pick-up”, derisa viktima ishte duke lëvizur në këmbë në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.
Policia shton edhe se, si viktima po ashtu edhe të dyshuarit janë shtetas të Turqisë.
‘’ Gjatë intervistimit, viktima ka deklaruar se, pas sulmit fizik, nga i cili kishte pësuar lëndime të shumta trupore edhe me mjet të prehtë (thikë), ishte dërguar kundër vullnetit të tij në një objekt në Prishtinë, ku ishte mbajtur për rreth 12 orë. Sipas deklarimeve të tij, të dyshuarit e kishin detyruar që të hiqte dorë nga punimet ndërtimore që ishte duke i kryer në një objekt banesor në Prizren’’, thuhet në njoftim mes tjerash.

