LajmeFerizaj: Katër shoferë të dënuar për vozitje nën ndikimin e alkoolit, njëri...

Ferizaj: Katër shoferë të dënuar për vozitje nën ndikimin e alkoolit, njëri me 1.73 promilë

Shpërndaje

Publikuar:

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se ka ndëshkuar katër shoferë që drejtonin automjete nën ndikimin e alkoolit. Sipas policisë, rastet ndodhën në rrugët “Brahim Ademi” dhe “Remzi Hoxha”.

Policia tha se i ndaloi katër drejtuesit e automjeteve dhe i testoi me alkooltest. Te njëri shofer u konstatua 1.73 promilë alkool në gjak, ndërsa te tre të tjerët 1.44, 1.19 dhe 0.63 promilë.

Shoferët u dënuan me gjoba nga 200 deri në 400 euro, me pikë negative dhe me ndalim drejtimi nga tre deri në nëntë muaj.

Më rëndë u ndëshkua një shofer 54-vjeçar me inicialet A.L. Ai mori gjobë prej 400 euro, tri pikë negative dhe nëntë muaj ndalim të drejtimit.

Policia Rajonale e Ferizajt u bëri apel qytetarëve të mos drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit.

Lexo edhe

Më të lexuarat