LajmeKontrolle të shtuara, inspektime në mbarë vendin për produktet që shiten online

Kontrolle të shtuara, inspektime në mbarë vendin për produktet që shiten online

Shpërndaje

Publikuar:

Gjatë këtij aksioni, 10 ekipe inspektuese kanë realizuar mbi 24 inspektime, ku janë evidentuar parregullsi të ndryshme. Në mesin e shkeljeve të konstatuara janë raste kur produktet nuk posedonin kupon fiskal, si dhe raste të mungesës së deklaracionit të prejardhjes së produktit dhe dokumentacionit përcjellës.IQMT ka bërë të ditur se subjekteve përkatëse u është dhënë afat për të prezantuar dokumentacionin e nevojshëm. Në rast të mosplotësimit të kërkesave ligjore, ndaj tyre do të ndërmerren masa përkatëse, përfshirë sekuestrimin e produkteve dhe shqiptimin e gjobave.
Kontrollet nuk janë kufizuar vetëm në produktet gjatë transportit, por përfshijnë edhe monitorimin e faqeve online të bizneseve, reklamimin e produkteve dhe trajtimin e ankesave të konsumatorëve.Sipas komunikatës, aktivitetet inspektuese janë zhvilluar në tetë komunat kryesore të vendit dhe janë zgjeruar edhe në komunat e rajonit të Dukagjinit, përfshirë Klinën, Istogun, Deçanin, Junikun, Rahovecin, Malishevën, Suharekën dhe Dragashin.

Lexo edhe

Më të lexuarat