LajmeMbi 400 mijë euro kamata, kërkuan edhe shtëpinë e lokalet në vlerë...

Mbi 400 mijë euro kamata, kërkuan edhe shtëpinë e lokalet në vlerë 1 milion euro

Shpërndaje

Publikuar:

Sipas aktakuzës, nga viti 2021 dhe në vazhdimësi, i pandehuri E.K., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës B.Ç., i ka dhënë këtij të fundit shuma të ndryshme parash, duke kontraktuar përfitime dukshëm jo proporcionale. Si rezultat i kësaj skeme fajdeje, vetëm në emër të kamatave nga viktima B.Ç., i njëjti merr mbi 400,000 (katërqind mijë) euro.
Po ashtu, i pandehuri E.K., me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, përmes kanosjeve serioze dhe presionit, e ka detyruar viktimën B.Ç., që të paguajë kamatat dhe të mos e denoncojë rastin në polici, duke e kanosur me vrasjen e tij dhe të anëtarëve të familjes. Me këto veprime, viktimës i ka shkaktuar dëm pasuror, frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij dhe të familjarëve.

Lexo edhe

Më të lexuarat