LajmeNë lagjen Dardania të Prishtinës një shtetas austriak, vetëm 39 vjeç, është...

Në lagjen Dardania të Prishtinës një shtetas austriak, vetëm 39 vjeç, është gjetur i pajetë brenda një banese

Shpërndaje

Publikuar:

Në lagjen Dardania të Prishtinës një shtetas austriak, vetëm 39 vjeç, është gjetur i pajetë brenda një banese, ndërsa rrethanat e vdekjes së tij mbeten të paqarta. Policia ka nisur hetimet, një dëshmitar është marrë në pyetje dhe dy miq të të ndjerit pritet të intervistohen për të sqaruar se çfarë ka ndodhur.

Viktima është Sebastian Burtscher, rreth 39-vjeçar, shtetas i Austrisë, i cili u gjet pa shenja jete mbrëmjen e së premtes, më 6 nëntor 2026, në rrugën “Musine Kokalari” në Prishtinë.

Rreth orës 19:50, Emergjenca ka njoftuar Policinë për rastin. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku personeli mjekësor kishte konstatuar vdekjen e tij.

Në banesë kanë hyrë edhe hetuesit dhe krimteknikët, të cilët kanë ekzaminuar vendin ku u gjet 39-vjeçari.

Lexo edhe

Më të lexuarat