Publikuar:
Një person u vra dhe një tjetër u plagos në një të shtënë me armë në Budva të Malit të Zi.
Sipas informacioneve nga “Vijesti”, të shtënat ndodhën në një restorant pranë semaforëve kryesorë në Budva
Një person u vra dhe trupi u la në trotuarin përpara restorantit turk, ndërsa tjetri, i plagosur, iku nga vendi i ngjarjes.
Tek burri i plagosur u gjetën dy pistoleta.
Policia e gjeti atë pranë shkollës fillore, nga ku u transportua me ambulancë për ndihmë mjekësore.
Policia është në kërkim të dy personave të tjerë që ikën.

