Publikuar:
Është e papranueshme që në lagjet e Prishtinës qytetarët të përballen çdo ditë me mbeturina të grumbulluara, ndërsa askush nuk merr përgjegjësi për largimin e tyre.
Prishtina meriton më shumë kujdes, pastërti dhe përgjegjësi institucionale. Pastrimi i qytetit nuk është privilegj, por detyrim ndaj qytetarëve.
Institucionet përkatëse duhet të reagojnë menjëherë, të ndërmarrin masa konkrete dhe të sigurojnë një shërbim të rregullt të pastrimit në çdo lagje.

