LajmeSeanca e parë gjyqësore ndaj Dukagjin Lekajt, i njohur edhe si Dukagjin...

Seanca e parë gjyqësore ndaj Dukagjin Lekajt, i njohur edhe si Dukagjin Nikollaj, do të mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Shpërndaje

Publikuar:

Rasti “Bon Vivant” rikthehet në gjykatë, Dukagjin Lekaj del sot para trupit gjykues
Seanca e parë gjyqësore ndaj Dukagjin Lekajt, i njohur edhe si Dukagjin Nikollaj, do të mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me përplasjen e armatosur në lokalin “Bon Vivant”, ku mbeti i vrarë Kastriot Ramadani dhe u plagosën disa persona.

Lekaj akuzohet për “Vrasje të rëndë në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Prokuroria pretendon se kishte tentuar ta privonte nga jeta Andi Pajazitin.

Rasti merr një dimension tjetër për faktin se Pajaziti, i cili në procesin e mëparshëm ishte akuzuar për vrasjen e Ramadanit, ishte liruar nga kjo akuzë pasi gjykata kishte konstatuar se kishte vepruar në mbrojtje të nevojshme.

Lexo edhe

Më të lexuarat