RajoniShtëpia e Shëndetit në Preshevë hap konkurs për vende të reja pune...

Shtëpia e Shëndetit në Preshevë hap konkurs për vende të reja pune me kohë të pacaktuar Shtëpia e Shëndetit në Preshevë ka shpallur konkurs publik

Shpërndaje

Publikuar: · Përditësuar:

Shtëpia e Shëndetit në Preshevë ka shpallur konkurs publik për punësimin e disa punëtorëve në vende të ndryshme të punës, me kontratë në kohë të pacaktuar dhe orar të plotë pune.

Sipas konkursit, kërkohen gjithsej 12 punëtorë në këto pozita:

* 4 mjekë të mjekësisë për Shërbimin e Mbrojtjes Shëndetësore të të Rriturve.
* 2 motra medicinale – teknikë, me shkollim të mesëm mjekësor, drejtimi i përgjithshëm.
* 2 teknikë laboratori, për repartin e diagnostikës laboratorike.
* 1 inxhinier i informatikës – softuerit, me arsimim të lartë, për Shërbimin Teknik.
* 1 punëtor administrativ – sekretar teknik, me arsimim të mesëm.
* 2 punëtorë për mirëmbajtjen dhe pastrimin e ambienteve ku ofrohen shërbimet shëndetësore.

Afati për aplikim është 8 ditë nga data e publikimit të konkursit në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë.

Lexo edhe

Më të lexuarat