Publikuar:
Emisioni “Në Shënjestër” në News24 i gazetares Klodiana Lala trajton rastin e ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku, duke u ndalur në pasuritë që Balluku ka fshehur në emër të personave të tretë, në përpjekje për t’i shpëtuar ligjit.
Bëhet fjalë për vilën familjare me numër 188/1, me sipërfaqe 478 metra katrorë, për të cilën janë kryer investime të konsiderueshme. Sipas dosjes hetimore, prona është blerë fillimisht nga Igli Tare për shumën 250 mijë euro, ndërsa më pas punimet dhe investimet e tjera janë marrë përsipër nga biznesmeni Arbër Abazi, administrator i kompanisë “Alko Impex General Construction”. SPAK dyshon se emri i Tares është përdorur për të fshehur pronësinë reale të vilës. Prokurorët kanë analizuar dokumentacionin e pronës, komunikimet elektronike mes kompanive ndërtuese dhe personave të përfshirë në realizimin e punimeve, si dhe lidhjet familjare e të biznesit mes tyre.

