LajmeRrahje e përgjakshme mes dy grupeve të miturish në Gjilan, njëri në...

Rrahje e përgjakshme mes dy grupeve të miturish në Gjilan, njëri në gjendje të rëndë në QKUK – nëntë të përfshirë, tre në arrati

Shpërndaje

Publikuar:

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 10:20, në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan, në afërsi të një kafeterie.

Fillimisht, Policia ishte njoftuar për një person të lënduar, por pas daljes së njësive policore dhe zhvillimit të hetimeve është konstatuar se bëhej fjalë për një përleshje mes dy grupeve të miturish.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gjatë rrahjes janë përdorur mjete të mprehta, si pasojë e të cilave dy të mitur kanë pësuar lëndime trupore.

Njëri prej tyre, i identifikuar me inicialet L.U., pas ndihmës së parë në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm. Gjendja e tij është përshkruar si e rëndë, por stabile.

I mituri tjetër i lënduar është liruar pas trajtimit mjekësor.

Lexo edhe

Më të lexuarat